Secondary Adv

By-Pass i Fierit, Rama: Ne tetor do te kemi kontrate te re. Hapim trasene sezonin e ardhshem

Kryeministri Edi Rama ka adresuar gjatë një takimi në Jalë mbi projektin e “100 fshatrave” edhe problemin e bypass-it të Fierit. 

 

Sipas Ramës, ajo është kthyer në një gangrenë që shkakton bllokime vitet e fundit, por së shpejti pritet t’i jepet një zgjidhje. “Shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani, por besoj që në muajin shtator, le të themi tetor për të qenë brenda nga pikëpamja e gjithë burokracive të nevojshme për procesin, do të kemi më në fund një kontratë të re dhe do të kemi një fillim pune për të mos u ndalur më dhe për ta hapur atë trasenë  e by –pass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm dhe për ta arkivuar këtë torturë kaq vjeçare”, deklaroi kryeministri. Ndërtimi i bypass-eve të Fierit dhe Vlorës u bllokuan pasi kompania italiane që kishte fituar tenderin kishte zvarritur punimet përtej parashikimeve të kontratës me ARRSH. Kontrata me “Serenissima” u anulua në Prill të vitit 2017, ndërkohë që punimet e mbetura llogariteshin në 15 muaj shtesë për bypass-in e Fierit, pasi ishin kryer vetëm 55% të punimeve./Scan


Më të lexuarat